Teknologjia po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e shtëpive, me pajisje moderne, të lehta në përdorim dhe me aplikacione që azhurnohen dita-ditës.

Përveç rezolucionit 8K, që është menduar si e ardhmja e telezorëve, një veçori interesante është edhe transparenca. Një fletë xhami që duket si dekorim, por që në realitet është një TV, në momentin që ndizet.

Nëpër panairet teknologjike që zhvillohen në disa vende të botës janë paraqitur disa variante, si pikturë, si kornizë, si dritare, gjithçka për një ambient më komod dhe modern, me objekte shumëfunksionale.

 

SAMSUNG CSC

Source: Teknologji