Mark Ruffalo do të largohet nga Marvel Cinematic Universe pas aventurave të “Avengers: Endgame”. Sipas një burimi të afërt me portalin “We Got This Covered”, ylli i Hollywood-it nuk do të rikthehet më pas projektit të shumëpritur. Pas ngjarjeve të “Avengers: Infinity War”, ideja për një ndryshim komplet të kastit të aktorëve është nga më populloret.

“Avengers: Endgame” nuk është vetëm një nga filmat më të shumëpritur të vitit 2019, por përfaqëson edhe fundin e një epoke në Marvel Cinematic Universe dhe nuk është një mister që Disney po shikon përpara ku pritet shfaqja e Young Avengers ose New Avengers.

Source: Televizion