“Dior” prezantoi në Dubai koleksionin e tij të fundit “haute couture” në mesin e një turme “fashionist”-ësh, figurash të medies sociale, yjesh, blerësish, stilistësh e gazetarësh.
Ishte shfaqja e parë atje e shtëpisë së famshme franceze të modës, e cila e kishte paraqitur fillimisht në Paris gjatë muajit janar koleksionin e saj “Pranverë-Verë 2019”.
Atij të Dubait iu shtuan edhe 15 krijime të reja, të stiluara posaçërisht për preferencat e publikut arab.
Source: Tendence