“Adidas” dhe “Game of Thrones”, një ndër serialet më të ndjekura, vlerësuara dhe me shumë çmime, kanë bashkëpunuar për të krijuar një edicion të limituar atletesh.

Koleksioni parashikon gjashtë modele “Ultraboost”, secila e parashikuar për të sjellë imazhet, ngjyrat dhe veçoritë e personazheve të “Game of Thrones” te të cilët është frymëzuar.

Atletet kanë referime të caktuara rreth Westeros; stema te pjesa e lidhëseve, motoja te tapa, ndërsa ujëvarat krijojnë kombinime kromatike origjinale.

Source: Tendence