Dukesha e Sussex, Meghan Markle ka biseduar me miqtë rreth përdorimit të një pishine për lindje në shtëpi, ndërsa pritet të sjellë në jetë foshnjën e saj nga dita në ditë.
Kërkesa vjen pasi Meghan, 37 vjeç, kishte emëruar ekipin e saj të lindjes, të udhëhequr nga një mjeke femër, duke ‘zhveshur’ kështu një traditë mbretërore prej katër dekadash me shmangien e Lindo Wing të Spitalit St Mary në Londër.
Një mik i princit Harry i tha “The Daily Star”: “Është e qartë se Meg është kundër ilaçeve, kështu që asnjëri prej nesh nuk ishte i tronditur kur kuptuam se kishte folur për lindjen në ujë. Me sa duket ajo dëshiron që fenomeni të jetë sa më i natyrshëm që të jetë e mundur: pa anestezi, pa spital dhe kështu me radhë”.
Source: Tendence