Aktori George Clooney dhe bashkëshortja Amal pritën këtë fundjavë në vilën e tyre në liqenin e Comos në Itali të ftuar specialë, ish-familjen presidenciale amerikane Obama.

Nën masa të rrepta sigurie, perimetri rreth vilës në Laglio ishte i blinduar për mos të lejuar asnjë që të afrohej, si nga toka dhe nga deti.

Në medien italiane qarkulloi hipoteza se vizita e Barack Obama nuk ishte thjesht e një miku, por mund të ketë prapavijë politike, për të përgatitur Clooney si kandidat për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në SHBA.

Sipas medies, Obama mund të mbështesë kandidaturën e Clooney në garën zgjedhore për demokratët.

Source: Tendence