“England Club” në Londër, që pret turneun e Wimbledon-it, njoftoi se ka bërë përmirësime teknologjike në sistemin e inteligjencës artificiale, që është në gjendje të identifikojë momentet kyç të ndeshjeve, për të evituar favorizime të mundshme dhe të garantojë spektakël më të mirë televiziv.

Inteligjenca artificiale është në gjendje të zgjedhë “highlights” për të transmetuar në bazë të kritereve që përfshijnë momentet e lojtarëve dhe reagimet e publikut.

Inxhinierët e IBM-së, që zhvilluan teknologjinë, u fokusuan në heqjen e paragjykimeve me vetëdijen se sistemet e inteligjencës artificiale nuk janë mjete neutrale, por pasqyrojnë shoqërinë pasi që ato janë programuar duke marrë parasysh qeniet njerëzore. Mes shembujve është edhe njohja e fytyrës që identifikon gabimisht njerëzit me ngjyrë të errët, dhe algoritme financiare që aplikojnë norma më të larta interesi ndaj huamarrësve latine dhe me ngjyrë.

Sam Seddon, i IBM-së, afirmoi se IA analizon ndeshjet direkte, duke skanuar dhe reagimin e publikut, gjestet e lojtarëve dhe rëndësinë e çdo pike, për t’u dhënë ndeshjeve një klasifikim entuziazmi për të gjetur klipin më të mirë.

Source: Teknologji