Saga do të vazhdojë vitin e ardhshëm me “Fast and Furious 9”, një ndër filmat më të suksesshëm në Hollywood, duke dominuar arkëtimet në rang global.

Me daljen në gusht të të parit spinoff, “Hobbs & Shaw”, fansat do të vijojnë të rrinë të mbërthyer para ekranit të madh, por dhe ngrenë pyetje për lidhjen mes dy yjeve të sagës, Dwayne “The Rock” Johnson e Vin Diesel.

Producenti Hiram Garcia, i pranishëm në premierën hollivudiane të “Hobbs & Shaë”, pyetjes nëse The Rock do të rikthehej apo jo në serinë origjinale në të ardhmen, u përgjigj:

“Nuk bëhet fjalë për një botë të ndarë. Kjo është një botë që ushqehet me “Fast & Furious”, ishte një film jashtë radhe. Ndërsa universi Avengers e Marvel e nisën me spinoff-ët dhe arritën te “Avengers”, ne e nisëm me Avengers-ët tanë në “Fast & Furious” dhe tani po nisim fluturimin. Është për të ndihmuar universin “F&F”, sepse sigurisht që ka plane edhe një kapitull 10. Por, kush nuk do të donte edhe 11, 12 e 13, e kështu me radhë”?

Kur u pyet sërish direkt nëse Dwayne Johnson do të punonte sërish me Vin Diesel, Garcia u përgjigj: “Gjithçka është e mundur. Kjo është bota e spektaklit”.

Source: Televizion