Flamurtari nuk ka humbur kohë por ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e Muzaës duke prezantuar mesfushorin nga Nikshiqi, që vjen nga kampionati serb.

Do të jetë malazezi Baco Nikolic zëvendësuesi i Gjergji Muzakës, që u largua nga Flamurtari pak ditë më parë. Lajmi i afrimit të mesfushorit 28 vjecar Nikolic me kuqezinjtë e Vlorës konfirmohet nga vetë menaxheri i futbollistit Nikola Tadic.

Flamurtari nuk ka humbur kohë por ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e Muzaës duke prezantuar mesfushorin nga Nikshiqi, që vjen nga kampionati serb ku është aktivizuar me Borac Cacak për dy sezone e gjysmë. Nikolic ka firmosur kontratën në ambientet e klubit vlonjat dhe është nisur menjëherë në drejtim të Antalias ku do ti bashkohet ekipit nën urdhërat e trajnerit Ernestino Ramella. Nikolic ka një karrierë të gjatë, të nisur pikërisht tek skaudra e qytetit të lindjes Sutjeska për të vijuar me Petrovac dhe Cetinje. Në lëvizjet e shumta në merkato për Nikolic bie në sy edhe aktivizimi i tij tek Sherif i Tiraspolit në Moldavi ku madje ka shënuar edhe një gol në champions League ndaj Dinamos sonë në ndeshjen e parë e luajtur në Tiraspol më 14 korrik të fituar nga vendasit me rezultatin 3-1.

Më pas Nikolic ka provuar aventurën serbe me Borac Cacak. Në dy sezone e gjysmë me klubin serb Nikolic ka luajtur 44 ndeshje në kampionat ku ka shënuar 6 gola. Por pjesa e parë e këtij sezoni nuk ka qënë e mirë për të me Borac Cacak pasi është aktivizuar në vetëm 4 takime.