Më 15 Korrik Digitalb feston 15 Vjet në Familje.

 

Platforma televizive që mbledh Shqiptarët përpara ekranit ka plot gjëra për të festuar, e pavarësisht se dita e lindjes është ende larg dyert e Digitalb janë hapur, fillimisht për ata më kuriozët.

Po ashtu Digital po kërkon Adoleshentët që ndajnë ditëlindjen me të. Nëse edhe ti ke lindur më 15 Korrik 2004, dhe këtë vit mbush 15 vjeç, apliko tani tek ky link dhe bëhu gati për shumë të papritura.

Nga Struga në Tiranë, artistët e vegjël të Teatrit Poshka erdhën dhe vizituan nga afër shtëpinë e DigitAlb, ku ishin edhe të ftuar specialë në emisionin #TAG në My Music me Elona Duron dhe Xhesika Trolën.

 

Teatri Poshka, i vetmi në Strugë, është themeluar në vitin 2007 nga Olsa dhe Xhelo Poshka. Në 6 vitet e fundit, ky teatër ka organizuar festivalin ndërkombëtar artistik “K’tu Fest” me president nderi, aktorin e njohur Robert Ndrenika. DigitAlb ka fituar në edicionin e dytë të “K’tu Fest” çmimin “Ars Gratia Artis” me motivacionin “Ngritje të Vetëdijes Kombëtare dhe Bashkim të Shqiptarëve”.

 

 

Sa të lezetshëm. Këta bukuroshë të vegjël janë nxënës të klasës së parë të shkollës Metronomi School Tirana dhe vizituan nga afër shtëpinë e DigitAlb. Për ta bërë edhe më të bukur këtë eksperiencë unike, vogëlushët ishin të ftuar në emisionin #TAG në My Music me Elona Duron, ku kënduan e recituan këngët e vjershat që kanë mësuar në shkollë.

 

Metronomi School Tirana operon si Shkollë e Përgjithshme prej më shumë se 10 vitesh, në bazë të programit të Minisrisë së Arsimit dhe Sportit, me drejtim artistik. Në ambjente tejet të veçanta, përpos mësimit të përgjithshëm, Metronomi ofron klasa të aktrimit, baletit, pianos, kantos, etj.