Kategoritë: ArkivaLajme 15 Vjet Digitalb

ILLUZIONARIUM NË SHESHIN SKËNDERBEJ MË 13-14-15 KORRIK.

Festa e ditëlindjes së Digitalb bëhet edhe më e bukur me ‘Illusionarium’ – Muzeun e Iluzioneve Optike më 13-14-15 Korrik në Sheshin Skënderbej, një argëtim për të gjithë familjen. Koleksioni me i madh i iluzione optike nëpërmjet të cilit në mënyrë spektakolare zbulohen sekretet e trurit të njeriut. Ekzistojnë principe shkencore që mbeshtesin iluzionet optike ? Realiteti a është ekzaktësisht ai që shohim? Në këtë rrugëtim në botën e perceptimeve, fëmijë dhe të rritur do të përjetojnë drejtpërdrejt surprizat që mendja jonë na ofron, se si truri yne perpunon ate çka syri sheh e nganjëherë gënjehet. Një muze interaktiv që na shoqëron në botë virtuale të populluara nga subjekte që nuk ekzistojne, fytyra që fshehin fytyra të tjera, projekte që ...

Lexo më shumë

Ja kush konfirmohet për koncertin e Digitalb më 15 korrik në Sheshin Skënderbej

15 korriku nuk do të jetë një ditë normale në kryeqytet. Nuk mund të jetë e njëjta pasi platforma televizive që mbledh gjithë shqiptarët shënon plot 15 vjet që nga koha e krijimit të saj. Një koncert madhështor pritet të organizohet në Sheshin Skënderbej, ku emra të njohur të muzikës shqiptare do të performojnë në skenë, për ta bërë 15 korrikun, një datë të paharrueshme për të gjithë shqiptarët. Por cilët janë artistët që do performojnë në këtë event? Derimë tani janë konfirmuar 8 artistë që do të marrin pjesë në këtë koncert dhe sigurisht janë disa prej emrave më të kërkuar të momentit. Ronela Hajati, Young Zerka, Lyrical Son, Mc Kresha, Ledri Vula, Vedat Ademi, Alban Skënderaj dhe Yll ...

Lexo më shumë

“Ramiz Sadiku”, kampion i Super 15

  Super 15, eventi i organizuar me rastin e 15-vjetorit të themelimit të platformës së të gjithë shqiptarëve, Digitalb, uli siparin. Një aventurë plot emocione, që nisi më 1 qershor dhe që u mbyll me finalen e kësaj të diele. Një event që pati pjesëmarrës ekipe jo vetëm nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut me moton e Digitalb, për të bashkuar të gjithë shqiptarët kudo ndodhen në një ekran të vetëm. Të rinjtë që ëndërrojnë që një ditë të shndërrohen në “yje” të futbollit. Super 15 që nga nisja e turneut pati emocione, garë, lot gëzimi dhe eliminimi. Ishte ekipi “Ramiz Sadiku” që triumfoi në këtë finale, falë suksesit minimal që arriti ndaj 2 Korrikut. Rivalitet që nisi që ...

Lexo më shumë

DigitAlb dhuron një kënd lojërash për fëmijët

  Në vazhdën e 15 vjetorit të DigitAlb, një kënd lojërash nga kompania më e madhe mediatike në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës është dhurata që do të jetë gati më 10 Korrik dhe që do t’u kujtojë përditë të gjithë atyre që do të luajnë atje, se fëmijëria jonë ashtu si ajo e tyrja megjithë sfidat dhe vështirësitë, ka qenë gjithsesi e bukur dhe argëtuese, ashtu si çdo fëmijëri tjetër. Sa për fëmijët e kësaj lagjeje, bashkë me dëshirën që ta gëzojnë këndin e tyre të lojërave, vjen edhe falënderimi për DigitAlb si dhe urimi për kompaninë e gjithë shqiptarëve: Gëzuar ditëlindjen!  

Lexo më shumë

“Bang Bang Show”, festa e madhe e DigitAlb me fëmijët

DigitAlb vazhdon festimet me rastin e 15 vjetorit dhe kete here e gjithe vemendja ishte te femijet me nje feste unike ne llojin e saj ashtu sic e meritojne vogelushet e vegjel. Bang Bang Show mbante emrin koncerti festiv, ashtu si kanali me i ndjekur i femijeve ne DigitAlb, i organizuar mes natyres ne parkun e madh te liqenit artificial ne Tirane, ne nje hapesire ku DigitAlb ka rezervuar te tjera surpriza ne vazhdim. Muzike nga yjet e Voice Kids Albania, performanca zbavitese nga artistet e cirkut te Tiranes, personazhet me te dashur te filmave te animuar, lojera e dhurata; DigitAlb ishte kujdesur ne cdo detaj qe kjo feste te sillte argetim pa fund per te gjithe miqte e vegjel.

Lexo më shumë

“Unë Besoj”, nga 9 Qershori në kanalin T

“Unë Besoj…” një nga frazat e Dritan Hoxhës shqiptuar në një nga takimet më të rëndësishme të vitit 2004, kur vendosej fati i digjitalit në Shqipëri, është fija që lidh 5 seritë e dokumentarit me të njëjti titull që do të transmetohet së shpejti në Digitalb.   Përmes zërit e dëshmive të personaliteteve të spikatura të kombit, artit, gazetarisë e televizionit, ky serial na merr me vete për të rivizituar rrugën që bëri Shqipëria digjitale përmes Digitalb-it për të ardhur deri këtu.   Një risi teknologjike edhe për Europën, e para në rajon, Digitalb transformoi kombin, bashkoi shqiptarët, unifikoi gjuhën, zhduku kufinjtë shtetërorë mes shqiptarëve, transformoi mënyrën si bëhej televizioni e si shihej televizor, ndryshoi rrënjësisht pasionin për sportin dhe ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin