DigitAlb vazhdon festimet me rastin e 15 vjetorit dhe kete here e gjithe vemendja ishte te femijet me nje feste unike ne llojin e saj ashtu sic e meritojne vogelushet e vegjel. Bang Bang Show mbante emrin koncerti festiv, ashtu si kanali me i ndjekur i femijeve ne DigitAlb, i organizuar mes natyres ne parkun e madh te liqenit artificial ne Tirane, ne nje hapesire ku DigitAlb ka rezervuar te tjera surpriza ne vazhdim. Muzike nga yjet e Voice Kids Albania, performanca zbavitese nga artistet e cirkut te Tiranes, personazhet me te dashur te filmave te animuar, lojera e dhurata; DigitAlb ishte kujdesur ne cdo detaj qe kjo feste te sillte argetim pa fund per te gjithe miqte e vegjel.