Nëse në vitin 2018 arkëtoi shifrën rekord 266.1 milionë dollarë, falë edhe “Taylor Swift’s Reputation Stadium Tour”, në fillim të 2019-s Taylor Swift ka fituar 185 milionë dollarë, falë dhe suksesit të dy këngëve të fundit “ME!” dhe “You Need To Calm Down”.
Këngëtarja amerikane është personazhi i njohur më i paguar i vitit në botën e spektaklit dhe të sportit, sipas klasifikimit të “Forbes”.
Pas saj, renditet Kylie Jenner, me 170 milionë dollarë, që ka dhe një pasuri prej 1 miliard dollarësh, të ardhura që vijnë kryesisht nga linja e bukurisë “Kylie Cosmetics”.
I treti renditet reperi Kanye West, që ka arkëtuar 150 milionë dollar, edhe falë bashkëpunimeve të shumta në fushën e modës.
Taylor Swift 185 Milionë dollarë
Kylie Jenner 170 Milionë dollarë
Kanye West 150 Milionë dollarë
Lionel Messi 127 Milionë dollarë
Ed Sheeran 110 Milionë dollarë
Cristiano Ronaldo 109 Milionë dollarë
Neymar 105 Milionë dollarë
The Eagles 100 Milionë dollarë
Dr. Phil McGraw 95 Milionë dollarë
Canelo Alvarez 94 Milionë dollarë
Source: Tendence