“Academy of Motion Pictures Arts and Sciences” po merr në konsideratë faktin që ceremonia e ndarjes së çmimeve “Oscar” të mund të transmetohet në shërbimet streaming.

Sipas “Vanity Fair”, disa eksponentë të “Academy” mendojnë se e ardhmja e transmetimeve do të jetë në streaming.

Revista citon një anëtar të bordit që ka thënë: “Duke parë statistikat për “Emmy”, televizioni nuk po shkon askund. Kështu që, pse mos të marrim paratë nga marrëveshja me shërbimet streaming dhe mos të shqetësohemi për shikueshmërinë”?

Javën e kaluar, ceremonia e ndarjes së çmimeve “Emmy” pati rënien më të madhe të shikueshmërinë të të gjitha kohërave.

“ABC”-ja ka aktualisht të drejtat për të transmetuar ceremoninë “Oscar” deri në vitin 2028 dhe guvernatori i “Academy”, Sid Ganis, citohet të ketë thënë se ata “nuk po mendojnë përtej kësaj”.

Sipas një anëtari të “Academy”, lëvizja te një platformë streaming do të thotë disfatë: “Do të tregojë se kemi hequr dorë nga rëndësia e aktivitetit”.

Source: Televizion