Acorn TV u lançua në shumë shtete europiane. Shërbimi streaming që transmeton më të mirën e përmbajtjeve televizive britanike dhe ndërkombëtare, tani është i disponueshëm në 30 vende të reja në të gjithë botën.

Në Europë, tani do të ketë mundësi të ndiqet në Spanjë, Suedi, Danimarkë, Norvegji, Finlandë, Islandë, Holandë, Belgjikë dhe Luksemburg. Shërbimi ofron programe në gjuhën angleze, me titra në anglisht dhe spanjisht.

Spektatorët mund të regjistrohen në “acorn.tv” si dhe të shikojnë aplikacionet në Apple TV, Android, iPhone, iPad dhe lexuesit streaming të “Roku”.

Përveç Europës, “Acorn TV” është i disponueshëm edhe në Australi, Zelandën e Re, Indi dhe Afrikën e Jugut.

Source: Teknologji