Nuk janë të shumtë filmat që janë realizuar në lartësinë e romanit te i cili janë bazuar, por kur është i mirë, një film mund të bëjë që ta doni akoma më shumë librin. Ja disa filma fantastikë të bazuar në romane të mëdhenj:

“Never Let Me Go”, i Mark Romanek

Kazuo Ishiguro, i cili ka fituar çmimin “Nobel” për Letërsinë, ka shkruar “Never Let Me Go” tek i cili është bazuar filmi me Keira Knightly, Carey Mulligan e Andreë Garfield. Ngjarjet që rrjedhin në rend kronologjik i bëjnë edhe më të qarta konturet dhe dritëhijet e mistereve që përfshijnë fatet e këtyre të rinjve.

“Lion”, i Garth Davis

Filmi i vlerësuar është bazuar në librin me të njëjtin titull të Saroo Brierley. Filmi me aktorët Dev Patel e Nicole Kidman ka marrë 6 nominime “Oscar”, mes të cilave “Imazhi më i mirë”, “Aktorët më të mirë protagonistë” dhe “Skenari më i mirë i adaptuar”. Filmi tregon historinë e një të riu indian që humbet në rrugët e Kalkuës dhe adoptohet nga një familje australiane. 25 vjet më vonë do të ndërmarrë një udhëtim për të gjetur prindërit biologjikë.

“Bridget Jones’s Diary”, i Sharon Maguire

I bazuar në librin e Helen Fielding, e cila risjell tematikat e “Pride and Prejudice” të Jane Austen, filmi i vitit 2001 me protagonistë Renée Zellweger, Colin Firth e Hugh Grant është tepër argëtues. Bridget Jones është një vajzë londineze e vendosur të bëjë diçka me jetën e saj dhe të gjejë një partner të mirë.

“Anna Karenina”, i Joe Wright

Ky adaptim i vitit 2012 i romanit klasik të Lev Tolstoy, me skenar të Tom Stoppard, është cilësuar si jashtëzakonisht i mrekullueshëm. Keira Knightley interpreton Ana Kareninën, aristokraten e shoqërisë ruse të viteve ‘800, që do të përfshihet në një histori me kontin Alexei Vronsky.

“To Kill a Mockingbird”, i Robert Mulligan

Ky klasik është konsideruar si një ndër adaptimet më të mira absolute. I xhiruar në vitin 1962 dhe interpretuar nga Gregory Peck, ky adaptim i klasikut të Harper Lee është ambientuar në qytetin e vogël të Alabamës së vitit 1932, ku një burrë me ngjyrë akuzohet për përdhunim.

Source: Televizion