Filmi “Ajo” është përzgjedhur në konkurrencë zyrtare në seksionin “Cinema of Tomorow”, në festivalin e kategorisë A, “Cairo International Film Festival”.

Filmi “Ajo”, me skenar dhe regji nga More Raça dhe producent Sunaj Raça, flet për dhunën në familje, guximin e një vajze të vogël për të shpëtuar veten dhe nënën e saj. Në film luajnë Aurita Agushi, Sunaj Raça, Diella Valla, Florist Bajgora, Bekim Mulaj.

“Ajo” gjithashtu është në garë për nominim në “Oscar”, pas përzgjedhjes si njëri ndër finalistët e “Manhattan Short Film Festival”.

Source: Televizion