“Jumanji” do të rikthehet me një film të ri në muajin dhjetor në sallat e kinemave amerikane dhe në kastin e aktorëve do të jetë edhe Danny DeVito, me një rol që është ende i rrethuar nga misteri. Ky projekt do të vazhdojë të mbështetet në rikthimin e regjisorit Jake Kasdan dhe protagonistëve Dwayne Johnson, Kevin Hart, Jack Black dhe Karen Gillan.

Magjia e Jumanji është e lidhur me atë se kush bëhet kush. Dhe ideja që Danny DeVito t’i bashkohej kastit tonë ishte shumë e parrezistueshme dhe diçka që dëshironim t’i ofronim publikut tonë krishtlindjen e ardhshme”, deklaroi Dwayne Johnson.

Source: Televizion