“Fast and Furious 9” ka nisur xhirimet dhe kastit i është bashkuar edhe një aktor tjetër. Bëhet fjalë për yllin e “Guardians of the Galaxy”, Michael Rooker. Ai do të interpretojë një personazh të ri me emrin Buddy.

Nuk dihet ende nëse Buddy do të jetë pjesë e ekipit të Dom apo një kundërshtar i tij. Me një shumë prej rreth 5 miliardë dollarësh, “Fast and Furious” është një prej filmave që ka arkëtuar më shumë në të gjitha kohërat, duke u shndërruar në fenomen global që ka bërë për vete publikun, me aksionin, personazhet unikë dhe makinat e shpejtësisë.

Source: Televizion