Liu Yifei, protagonistja e ribërjes live-action të “Mulan”, nga “Disney”, është kryqëzuar nga opinioni publik, për shkak të disa komenteve politike të publikuara në platformën “Weibo”.

Sipas “Deadline”, aktorja doli në mbështetje të forcave të policisë së Hong Kongut, të akuzuar për përdorim të papapërshtatshëm force kundër manifestuesve dhe disa gazetarëve, gjatë protestave kundër ligjit për ekstradimin e kriminelëve në vende që nuk kanë marrëveshje formale ekstradimi.

Shumë persona zgjodhën “Twitter” për të dalë kundër Yifei dhe vendimit të saj për të dalë pro qeverisë, me hashtagu #BojkotoniMulan, duke inkurajuar të tjerët mos të shikojnë filmin që pritet të dalë në mars 2020.

Në pak orë, hashtagu u shndërrua në një tendencë në rrjetin social.

Source: Televizion