Filmi i parë me seri “Black Widow”, që pritet të dalë në kinematë botërore vitin e ardhshëm, do t’i japë aktores Scarlet Johnsson pagesën që meriton.

Ajo do të fitojë nga filmi aq sa kanë fituar të gjithë kolegët e saj që kanë qenë protagonistë në rolet e superheronjve. Sipas “The Hollywood Reporter”, ajo do të marrë 15 milionë dollarë për këtë projekt të ri kinematografik aq sa është paguar Chris Evans në rolin e “Captain America” dhe Chris Hemsworth në “Thor”.

Barazia gjinore sa i përket fitimeve filmike në Hollywood është një çështje shumë e diskutuar dhe Scarlet Johnsson është femra e parë në industri e cila po sjell ndryshimin e duhur.

Source: Televizion