Alec Baldwin është shpallur fajtor për sulmin ndaj një qytetari për një vend parkimi në New York. Aktori u paraqit në gjykatë për goditjen e një burri më 2 nëntor pas një mosmarrëveshjeje mbi vendin e parkimit përpara apartamentit të tij në Manhattan. 60-vjeçari pranoi që të merrte mësime për menaxhimin e zemërimit dhe të paguajë një gjobë prej 120 dollarësh.

Ai u përball me akuzën për sulm, megjithëse avokati i tij tha se kishte video që provonte se aktori nuk e goditi shoferin tjetër, që u identifikua si 49-vjeçari Wojciech Cieszkowski. Akuza për të cilën aktori u deklarua fajtor nuk është teknikisht një krim sipas ligjit të New York-ut.

Source: Tendence