Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka publikuar albumin e dytë në karrierën e saj, të titulluar “Phoenix”. Por, ende pa u bërë 24 orë, albumi i Ritës ka arritur të renditet i pari në tabelën botërore të iTunes, duke lënë pas emrat më të njohur të industrisë së muzikës. Disa këngë të këtij albumi, këngëtarja i publikoi gjatë këtyre ditëve të fundit.

Dje Rita publikoi dy këngë,  “Summer Love” në bashkëpunim me Rudimental dhe “Keep Talking” në bashkëpunim me Julia Michaels, këngë të cilat Rita i solli vetëm në versionin audio. Pjesë e këtij albumi janë këngët e njohura si “Anywhere”, “Your Song”, “Let you love me”, “Girls”, në bashkëpunim me Bebe Rexhën, Cardi B dhe Charli XCX, “Lonely Together” bashkëpunimi i suksesshëm me Aviciin, “Falling To Pieces”, “Cashmere” dhe “Velvet Rope”.

View this post on Instagram

Number 1 album on worldwide ITunes. Thank you ????????

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on Nov 23, 2018 at 2:33pm PST

Source: Tendence