“Amazon” po mendon për të hapur një qendër prodhimi në Madrid. Media spanjolle njofton se kompania po ndjek hapat e rivalit “Netflix”, për të krijuar një bazë në këtë qytet.

Në korrik, “Netflix” njoftoi për krijimin e të parit pol prodhimi europian në Tres Cantos, Madrid. Parashikohen 12 prodhime në vit.

Sipas “El Espanol”, “Amazon” është në bisedime për të gjetur një vend të përshtatshëm për të ndërtuar bazën europiane të operimit dhe Spanja është në krye të listës.

Thuhet se “Amazon” ka biseduar për muaj me radhë me prodhuesit spanjollë, duke kërkuar të kopjojë idenë e “Netflix”.

Source: Teknologji