“Amazon” lançoi “Freedive”, një kanal streaming me reklama për filma dhe seriale televizive, që do të ketë edhe “Internet Movie Database”. AVOD do të jetë i disponueshëm në SHBA, në faqen “IMDb” dhe në “Amazon Fire TV”. Klientët e “Freedive TV “ do ta shikojnë ikonën e “IMDb Freedive” në sektorin “Aplikacionet dhe kanalet”.

Kanali do t’u mundësojë klientëve të shikojnë serialet e suksesshme televizive, si “Fringe”, “Heroes”, “The Bachelor” dhe “Without a Trace”, po ashtu edhe sukseset hollivudiane, si “Foxcatcher”, “Memento”, “Monster” dhe “The Illusionist”, pa pasur nevojë për abonim.

“Klientët mund të klikojnë në “IMDb” për të zbuluar për filmat dhe programet televizive dhe të vendosin se çfarë të shikojnë. Me lançimin e “IMDb Freedive” tani mund të shikojnë falas filma edhe në “IMDb” dhe në “Amazon Fire TV”. Do të vijojmë ta përmirësojmë shërbimin, për ta thjeshtuar aksesueshmërinë dhe për ta zgjeruar më shumë, edhe në aplikacionet telefonike”, -deklaroi themeluesi i “IMDb”-së, Col Needham. Shërbimi do të ketë edhe reklama në mes të përmbajtjeve.

Source: Teknologji