Amazon po zhvillon një videoregjistrues digjital, për epokën streaming, që do të jetë në gjendje të regjistrojë programet direkt në televizor.

Pajisja do të përfshijë ruajtjen fizike dhe do të lidhet me kutitë ekzistuese të Fire TV të Amazon, duke përdorur të njëjtën teknologji pa tel si folësit e tij Echo.

“Frank DVR” thuhet se do të synojnë ofertat rivale nga pikat e TiVo duke rritur aftësitë e pajisjes Amazon Fire TV, e cila aktualisht mund të transmetojë programin e drejtpërdrejtë, por nuk e ruan atë.

Gjithashtu, “Amazon” po punon edhe për një azhurnim softueri për pajisjen Fire TV dhe po mundohet të integrojë softuerin dhe përmbajtjet e Fire TV në televizorët e një pale të tretë.

Në fillim të vitit, “Amazon” nisi bashkëpunimin me “Best Buy” në SHBA dhe Kanada për të lançuar mbi 10 modele 4K e HD Fire TV nga Toshiba e Insignia.

Këta televizorë inteligjentë kanë të integruar teknologjinë Fire TV, që bashkon në transmetim direkt përmbajtjet over-the-air dhe ato streaming.

Source: Teknologji