“Amazon” ka nisur bisedimet me disa nga studiot më të rëndësishme në Hollywood, mes tyre edhe “Sony” e “Paramount”, për të realizuar filma origjinalë, për të shtuar katalogun e platformës së vet streaming.

Sipas “Deadline”, negociatat tashmë janë ende pezull, sepse nuk është arritur asnjë akord. “Amazon” po shikon mundësinë për të shfrytëzuar kapacitetet e veta intelektuale dhe dëshiron të replikojë suksesin e “The Cloverflield Paradox”, i lançuar në “Netflix”.

“Netflix”, që për momentin dominon tregun streaming për cilësinë e filmave dhe serialeve televizive origjinalë, në të ardhmen duhet të përballet me konkurrencën e kolosëve të tjerë të kësaj industrie.

Përveç lëvizjeve të “Amazon”, edhe “Disney” sapo njoftoi për platformën e vet streaming, “Disney Play”, projekt që pritet të jetë gati në vitin 2019.

Source: Teknologji