Angelina Jolie rikthehet në atë që di të bëjë më mirë, aktrimin. Së fundi janë publikuar foto nga xhirimet e filmit të saj më të ri, ku aktorja e famshme pothuajse nuk njihet. Angelina është pjesë e dramës “Come Away”, ku do të aktrojë përkrah David Oyelowo. Filmi përfshin dy përrallat më të suksesshme në botë “Alice In Wonderland” dhe “Peter Pan”. Pak kohë më parë ajo deklaroi se do të hiqte dorë përfundimisht nga aktrimi dhe do t’i përkushtohej regjisurës, por me sa duket Angelina ka ndryshuar mendje.

Source: Televizion