“Apple” është pranë arritjes së akordit me “HBO”-në, “Showtime” e “Starz”, për të siguruar filma e seriale për katalogun e përmbajtjeve origjinale të shërbimit të saj të ri streaming, që pritet të prezantohet më 25 mars.

Platforma televizive do të mbështetet në dy baza: programe të financuara, të zhvilluara ose të blera nga “Apple”, si dhe programe të kompanive të huaja.

Sipas analistëve të “Wedbush”, platforma e re televizive streaming mund të arrijë në rreth 100 milionë abonentë në 3-5 vjet, që përkthehet në të ardhura vjetore 7-10 miliardë dollarë.

Source: Teknologji