Kinemaja e të ardhmes është një botë në zhvillim dhe ende në zbulim, me një konkurrencë në rritje mes tradicionales dhe kolosëve të streaming.

Në këtë kontest, një ndër risitë e viteve të fundit, “Apple” po zhvillon platformën e vet streaming për të rivalizuar “Netflix”, “Amazon” e “Disney”, duke hyrë në vallen e prodhimeve. Kompania ka arritur një akord me “A24”, shoqëri e njohur për kinemanë e autorit.

“A24” ka marrë një “Oscar”, “Filmi më i mirë”, për “Moonlight”, dhe mes titujve më të njohur që ka prodhuar janë: “Spring Breakers”, “Enemy”, “Locke”, “Ex Machine”, “Room” dhe “Lady Bird”.

Sipas medies, “Apple” synon mos të limitohet vetëm në shpërndarjen në streaming, por të marrë pjesë edhe në festivalet e filmave dhe t’i shpërndajë filmat origjinalë nëpër sallat e kinemave.

Source: Teknologji