“Apple” po përgatitet t’i bëjë konkurrencë “Netflix” e “Amazon”, me një platformë streaming. Por, në kanalin e Mollës nuk do të ketë seriale si “House of Cards” apo “Game of thrones”; gjithçka që do të transmetohet në “Apple” nuk do të ketë skena seksi apo dhune, por as lidhje me politikën.

Vetoja erdhi nga CEO-ja i “Apple”, Tim Cook, që sipas “Wall Street Journal” ka ndaluar “Vital Signs”, seriali televiziv i frymëzuar nga biografia e reperit Dr. Dre. Aryseja? Në një episod kishte një skenë orgjie.

“Apple” është gati të investojë në prodhime origjinale rreth 4.2 miliardë dollarë brenda vitit 2022 dhe kërkon cilësi, firma të mëdha dhe yje, por nuk dëshiron të zemërojë publikun.

Është edhe çështja e konkurrencës. Nëse “Apple” përgatitet të lançojë platformën streaming për familjen, rrugës do të ketë një super konkurrent. Edhe “Disney” po përgatit platformën e vet, dedikuar të gjithëve.

Source: Teknologji