Në rrejt po përhapet me shpejtësi një skandal, që përfshin “Apple”, duke e inkriminuar rëndë, pasi anuloi nga iTunes disa filma të blerë tashmë nga përdoruesit e saj.

Në ditët e fundit po përhapen shumë dëshmi që vërtetojnë se “Apple: po eliminon nga llogaritë  përdorusve të saj në iTunes filmat e blerë së fundmi nga ta.

Ndërkohë që pronarët e llogarive ankohen, “Apple” mbrohet duke deklaruar se “iTunes është vetëm një vitrinë dhe nuk ka se si të mbajë kompania përgjegjësi të vendosë se cilët tituj të lërë e cilët të fshijë”. Sipas kompanisë, kush blen nga iTunes, në fakt, nuk përvetëson një kopje të filmit, por licencën për ta parë e riparë ku dhe si të dojë.

Source: Televizion