“Apple” planifikon të fillojë një shërbim të abonimit televiziv në gjysmën e parë të vitit 2019, sipas “The Information”. Ajo do të jetë në dispozicion në SHBA në gjysmën e parë të vitit 2019 dhe do të zhvillohet në vende të tjera në muajt e ardhshëm. Pritet të nisë në mbi 100 vende, duke e bërë “Apple” një konkurrent me “Amazon” dhe “Netflix”. Ky shërbim do të përfshijë programet origjinale të “Apple”, pa pagesë për pronarët e pajisjeve “Apple” dhe gjithashtu do t’u mundësojë përdoruesve të regjistrohen për pajtimet e rrjeteve televizive në pronësi të kompanive të tjera. “Apple” thuhet se ka lënë mënjanë 1 miliard dollarë për të krijuar dhe blerë përmbajtje për Apple TV.

Source: Teknologji