Nuk është tamam si “Netflix”, por ngjason disi. Versioni streaming video i “Apple” pritet të ofrojë përmbajtje ekskluzive nën firmën e emrave të njohur të ekranit.

Platforma e re “Apple TV+”, që pritet të debutojë në vjeshtë, do t’u mundësojë shikuesve të kenë akses në filma, dokumentarë, seriale dhe programe të krijuara nga talente të kinemasë dhe televizionit.

Shërbimi video me abonim do të ketë një program ndryshe, të realizuar në bashkëpunim me yje si Oprah Winfrey, Steven Spielberg, Jennifer Aniston, Reese Witherspoon, Octavia Spencer, J.J. Abrams, Jason Momoa, M. Night Shyamalan, Jon M. Chu e shumë të tjerë.

Abonentët do të zbulojnë përmbajtje origjinale, me histori të jashtëzakonshme dhe personazhe të paharrueshëm. On demand, pa publicitet dhe direkt nga aplikacioni Apple TV.

Source: Teknologji