“Apple” pritet të nxjerrë një USB HDMI “low cost”, që do të ofrojë disa shërbime esenciale dhe synon të shërbejë për të afruar më shumë publik, sidomos me lançimin e platformës streaming të kompanisë, në vitin 2019.

Platforma e re, në fazën e parë, pritet të mbulojë rreth 100 vende. Kompania ka investuar rreth 1 miliard dollarë për këtë projekt.

USB-ja synon që të tërheqë sa më shumë shikues, sidomos për ata që nuk kanë një aparat “Apple” në shtëpi dhe nuk kanë ndër mend që të paguajnë për modelin bazë dhe versionin 4K.

Shërbimi i ri do të jetë i përshtatshëm vetëm për aparatet e prodhuara nga kjo kompani dhe do të përmbajë prodhime origjinale dedikuar moshave të ndryshme të publikut.

Source: Teknologji