Aretha Franklin, e ndarë nga jeta më 16 gusht 2018, u nderua me çmimin “Pulitzer”, në kategorinë “special citatin”, “për kontributin e pamat në muzikën dhe në kulturën amerikane për rreth 50 vjet”.

Nderimi pas vdekjes për mbretëreshën e soulit u dha nga gazetarja Dana Canedy, gjatë një ceremonie të organizuar në “Columbia University”, në New York.

Aretha është një ndër të paktët artistë (44 në rreth 100 vjet histori) dhe e para grua që bëhet pjesë e “special citatin” të “Pulitzer” në fushën e artit. Franklin u bashkohet George Gershwin, Duke Ellington, John Coltrane, Bob Dylan e Hank Williams. Vitin e kaluar “Pulitzer” për Muzikën i shkoi Kendrick Lamar, për albumin “DAMN”.

Source: Tendence