Ariana Grande do të bënte gjithçka për fansat. Kjo përfshin edhe nisjen nga e para të këngës, vetëm sepse një prej fansave nuk ishte ende gati për ta regjistruar.

Ndodhi gjatë një koncerti në SHBA dhe videoja që fansi postoi në rrjetet sociale u bë mënjëherë virale në internet.

Ndërsa nisi të këndonte “Raindrops”, fansi bërtiti “Prit, prit se s’po regjistroja”. Ajo e dëgjoi dhe nuk ia prishi, por e rinisi.

“O Zot! Thashë “prit, prit se s’jam gati” dhe ajo më dëgjoi dhe e nisi këngën nga e para”, – shkroi i entuziazmuar fansi në “Twitter”, duke postuar dhe momentin në fjalë.

Source: Tendence