Krijuesi i Thanos, Jim Starlin deklaroi se fillimisht kishte parashikuar një aktor me “zë të thellë” si Arnold Schwarzenegger për të luajtur titanin e lig në filmin “Avengers: Infinity War”. Në fund rolin e fitoi Josh Brolin, i cili bëri një punë të paharrueshme me këtë personazh që u krijua fillimisht për ‘Marvel Comics’ në vitin 1973.

Në fillim nuk shikoja dike si Brolin për rolin e Thanos. Kur na u prezantua teknologjia e re, po mendoja për dikë si Arnold Schwarzenegger, dikush me ‘zë të thellë’. Kjo ishte e vetmja gjë që kisha në axhendë aq sa po mendoja se kush do të ishte. Por, pas shikimit të Brolin në rolin e Thanos nëpërmjet teknologjisë më të fundit në kapjen e performancës, nuk mund të imagjinoja askënd tjetër të luante atë personazh“, deklaroi Starlin.

Source: Televizion