Aktorja e njohur kosovare, Arta Dobroshi është zgjedhur aktorja më e mirë në Festival des Antipodes, me rolin e saj në filmin “Stray”.

Filmi “Stray” i regjisorit Dustin Feneley tashmë ka thyer një rekord në Zelandën e Re.

Filmi sjellë në fokus dy personazhe të cilët krijojnë një marrëdhënie intime. Që të dy për arsye të ndryshme kanë humbur disi vendin në shoqëritë që u takonin. E kaluara nuk i definon ata. Përkundër kësaj, ata i dhurojnë njëri-tjetrit mundësinë të ecin përpara.

Arta kësisoj me rolin kryesor në këtë film kishte bërë edhe një rikthim të fuqishëm në kinematografinë botërore, pasi preku skenat e mëdha të filmit me disa projekte të rëndësishme filmike ndërkombëtare.

Në një peizazh të ftohtë dhe të largët, dy të panjohur, një i ri dhe një grua, gjejnë ngushëllim në njëri-tjetrin ndërsa luftojnë për të riparuar të kaluarën e tyre të thyer.

“Stray” është një dramë për dy njerëz të huaj, të cilët, nëpërmjet lidhjes së tyre të rastësishme, në fund të fundit gjejnë forcë dhe mundësi për shpëtim.

Source: Televizion