“Rita Ora, Dua Lipa dhe tani Ava Max. Bota e popit do të shpëtohet nga vajzat me origjinë shqiptare”? Kështu shkruan një gazetë italiane për këngëtaren e sapolançuar dhe që po ngjit majat e klasifikimeve.

Sipas medies, “Sweet But Psycho” është frymëzuar nga këngët e para të Lady Gaga-s dhe formula ka funksionuar, pasi ajo është bërë një ndër këngët më të shkarkuara në nivel global.

Në kuadër të promovimit të këngës, Ava Max ishte e ftuar në programin “Late, Late Show” të James Corden, ku këndoi “live”.

Source: Tendence