Në “Avengers 4”, nëse heronjtë e dashur do të mundin Thanos, nuk do ta bëjnë shpejt. Bashkë-regjisori Joe Russo zbuloi se kohëzgjatja e kapitullit të ri të Marvel Cinematic Universe do të shënojë një rekord për studion. Për momentin, “Avengers 4” zgjat 3 orë, por Russo deklaroi se kohëzgjatja mund të ndryshojë në përfundim të produksionit. Ajo që nuk do të ndryshojë është që “Avengers 4” kandidohet si filmi më i gjatë i MCU-së.

Kohëzgjatja aktuale e ‘Avengers 4’ është rreth 3 orë. Do të shohim në fund nëse do të mbetet e tillë. Në fakt jemi në mes të procesit të montazhit. Janë më shumë se 3000 fotogramë të VFX në film, të cilat kërkojnë shumë kohë dhe energji”, deklaroi Russo.

Source: Televizion