“Avengers: Endgame” do të rikthehet në kinema me 6 minuta më shumë materiale të papublikuara më parë, përfshirë dhe imazhe që mund të tregojnë diçka rreth të shumëpriturës Fazë 4 të Marvel Cinematic Universe.

Me këtë lëvizje, synohet edhe tejkalimi i “Avatar” në box office, për t’u bërë filmi me më shumë arkëtime i të gjitha kohërave.

“Marvel” publikoi foton e dorezës së Infinitit, i pajisur me të gjithë gurët e çmuar, gati për të kërcitur gishtat.

Source: Televizion