Regjisorët Russo zbuluan sekretin se përse filmat “Marvel” kanë një sukses të tillë planetar, një sinonim i aventurave entuziaste, me personazhe të përfaqësuar nga emrat më të njohur hollivudianë.

“Besoj se gjëja më e mirë që ka bërë “Marvel” është nxitja e publikut. Të shkosh në premierën e filmave të kësaj studioje është si të marrësh pjesë në një koncert rok. Ka një energji dhe një ekzaltim të paparë, ka një sens komuniteti, ku njerëzit entuziazmohen, qajnë, qeshin dhe e ndjekin historinë në mënyrë kolektive, përmes dinamikës së vështirë për të gjetur, veçse në filmat “Star Wars”. Lidhja emotive është vërtet e fortë”, -deklaroi regjisori Joe Russo.

Ndërsa për Robert Downey Jr., që për një dekadë u ka dhuruar fansave një performancë fituese dhe karizmatike, çelësi i suksesit ka veç një emër, Chris Evans, ose më saktë, Captain America.

“Përulësia e tij është arsyeja që të gjitha këto botë mund të realizohen, duke nisur nga “Avengers”, “Guardian of Galaxy” dhe “Black Panther”. Shumë thotë se unë jam babai themelues i këtij universi, por nëse do ta shikojmë nga ana e punës në grup, ai ka një rëndësi themelore”.

Source: Televizion