“Avengers: Endgame” do ta ketë premierën në më pak se një muaj dhe përkundër arritjes së misionit të tij për të zhdukur gjysmën e gjithë ekzistencës, Thanos kthehet si pengesa e fundit për mbrojtjen e njerëzimit.

Hot Toys kanë krijuar një reputacion për rikrijimin e saktë të personazheve në formë lodrash dhe publikimi i figurës së Thanos na jep një paraqitje të shkurtër të gjërave që do të vijnë në filmin e ardhshëm. Më poshtë keni mundësi që të shikoni pamjen e Thanos, ku bie në sy shpata gjigante me dy tehe.

Source: Televizion