Gjatë “San Diego Comic-Con 2019”, regjisorët e filmave ”Avengers”, vëllezërit Russo konfirmuan se janë të interesuar për të realizuar një film të përshtatur nga “Secret Wars”.

“Eksperienca jonë në Marvel ishte një ndër periudhat më krijuese dhe do të na pëlqente të punonim përsëri dhe ndoshta do të ndodhë me rastin e ‘Secret Wars’”, deklaruan ata.

“Bëhet fjalë për një prej historive tona më të preferuara kur ishim të rinj. Nuk e dimë ende se në sa pjesë do të ndahet historia. Mund të përbehet nga gjashtë pjesë”, theksuan më tej vëllezërit Russo.

Source: Televizion