Nisën përgatitjet e para të xhirimeve për “Bad Boys For Life”, duke zyrtarizuar kështu fillimin e një tjetër kapitulli me protagonistë Will Smith e Martin Lawrence. Regjia ka kaluar në disa duar; në fillim te Michael Bay, më pas te Joe Carnahan dhe në fund të Adil Arbi e Bilall Fallah.

Falë “Production Weekly”, është mësuar diçka rreth ngjarjeve që do të zhvillohen në “Bad Boys 3”. Kërcënimi i bosit të drogës Armando Armas (Jacob Scipio) shtyn departamentin e policisë së Majemit të krijojë njësinë speciale AMMO, për t’i dhënë fund këtij kërcënimi. Pjesë e saj janë padyshim Mike (Smith) e Marcus (Lawrence). Nuk do të mungojnë as ngjyrat e komedisë, pasi shefe e njësisë do të jetë Rite (Paola Nuñez), ish-e dashura e Mike.

Pjesë e filmit, që është parashikuar të dalë në janar 2020, do të jenë edhe aktorët Vanessa Hudgens e Joe Pantoliano, i cili rikthehet në rolin e kapitenit Howard.

Source: Televizion