“Black Mirror: Bandersnatch”, filmi ndërveprues i frymëzuar nga seriali “Black Mirror”, ishte fenomeni i fundvitit për “Netflix”, si dhe një risi për shikuesit, falë mundësisë për të kontrolluar protagonistët.

Sipas medies, platforma streaming ka ruajtur të gjitha zgjedhjet e shikuesve gjatë eksperiencës vizive. Njoftimi u bë nga specialisti Michael Veale, pasi i dërgoi një e-mail “Netflix”, ku kërkonte të dhënat, sipas rregullave të parashikuara nga normativa “GDPR”. “MotherBoard” konfirmoi se synimi i Veale ishte ai për ta përdorur eksperimentin për të edukuar njerëzit mbi përdorimin e ligjit për të kërkuar të dhënat dhe të inkurajonte agjencitë për të qenë më të disponueshëm.

Kërkuesi specifikoi se shërbimi streaming nuk kërkon leje nga përdoruesit për të ruajtur zgjedhjen e tyre, gjatë shikimit të “Bandersnatch”. “Netflix” bëri të ditur se i ruan të dhënat për të përmirësuar përmbajtjet dhe për t’i ndihmuar për të kuptuar se si të përmirësojnë narracionin e “Bandersnatch”.

Nuk është hera e parë që eksperienca ndërvepruese si “Bandersnatch” kanë ruajtur të dhënat e përdoruesve. “Telltale” ka specifikuar disa herë gjatë videolojës së frymëzuar nga “The Walking Dead” se titulli mbante gjurmë nga përdorimi. Sipas specialistit Veale, “Black Mirror” është i destinuar të krijojë polemika.

Source: Teknologji