Disa herë, në jetë, flasim me zemër. Ashtu sikurse shprehim ndjenjat për një person, ose kur shprehim mirënjohjen për miqësinë e një shoqeje.

Disa herë, në jetë, flasim me kokë. Ashtu sikurse duhet të bindim dikë të bëjë diçka, për punë, ose për të blerë gjatë sezonit të uljeve.

Disa herë, flasim me shpirt. Ashtu sikurse themi gjëra që s’e kishim menduar se mund t’i thoshim, gjykime që shtangin personin përballë.

Ndodh shpesh, që në këto raste, të merren sugjerime, për të gjetur fjalët e duhura, nga filmat.

Dhe pikërisht ekrani, i madh apo i vogël, mund të japë frymëzimin e duhur për të gjetur frazat që mund të na shpëtojnë nga turpi apo situata jo e përshtatshme. Ja disa batuta nga filmat që ndihmojnë në raste të ndryshme:

“The Nanny” – “Ajo do që unë të martohem, por kur mendoj për atë që është e martuar më mirë hidhem nga dritarja”. Kjo është batuta e dados Fran që i përgjigjet tezes së saj, që e kritikon sepse është beqare.

“Dumb and Dumber” – “Pa problem, e drejtoj unë limuzinën”. Paradoksale ashtu sikurse dhe filmi. Kjo është batuta që protagonisti e thotë në aeroport, për të hyrë aty ku nuk i lejohet. Mund të përdoret në rastet kur dikush nuk beson te aftësitë e tua dhe e thotë hapur apo e lë të kuptohet se nuk ke për t’ia dalë.

“Will&Grace” – “E dashur, kur është hëna e plotë, mund të shikoj helmin që ndriçon te dhëmbët e tu të qenit”. Ndonjëherë gjendesh përballë personave që thuajse vjellin vrer ndaj teje. T’ua kthesh me të njëjtën monedhë? Jo, s’do të ishte tepër “chic”. Më mirë një frazë e tillë e gatshme nga një film.

“Gone with the wind” – “Në fakt, s’ma ndjen fare”. Batuta historie e një filmi historik, që mund të përdoret në momentet kur të pushton ankthi për të performuar; përpara një prove të rëndësishme, apo një takimi që mendon se mund të ndryshojë jetën. Ndoshta më pas gjithçka bëhet me e lehtë.

“Jaws” – “Një ishull është një ishull vetëm nëse e shikon nga deti”. Të gjithë njerëzit, për të pasur një jetë të ekuilibruar dhe të dinë të bashkëveprojnë dhe jetojnë me të tjerët, duhet të mësojnë të rrinë vetëm. Por, ndodh që ata që s’e kanë arritur, kritikojnë ata që ia kanë dalë. Kjo batutë mund të shërbejë për t’u kujtuar se kush rri vetëm s’do të thotë se ndihet i vetmuar.

“Dirty dancing” – “Askush s’e lë Baby-n në qoshe”. Një frazë ikonë e një filmi ikonë, që vijon ende të përdoret në shumë raste, për t’u dhënë një shuplakë verbale atyre që anashkalojnë apo lënë në hije të tjerët.

Source: Televizion