Pas shfaqjes në ndërthurjen mes “Supergirl”, “The Flash” dhe “Arrow”, personazhi Batwoman, interpretuar nga Ruby Rose, mori “ok” për një projekt tërësisht rreth saj.

“CW” do të realizojë një serial dedikuar superheroinës “DC Comics”, e përshkruar si një e re lesbike e stërvitur për t’u ndeshur. Projekti pritet të transmetohet në televizion në fund të këtij viti.

Televizioni amerikan e përshkruan kështu personazhin: “E shtyrë nga pasioni për drejtësi dhe dëshira për të shprehur mendimin e saj, Kate Kane vigjilon në rrugët e Gotham si Batwoman, një luftëtare e re, lesbike, e stërvitur dhe gati për të bllokuar rilindjen e kriminalitetit në qytet. Por, ende nuk mund të konsiderohet një heroinë. Në një qytet që kërkon dëshpërimisht një shpëtimtar, Kate duhet të përballet me demonët përpara se të bëhet një simbol shprese për Gotham”.

Source: Televizion