BBC dhe Sky i kanë shkruar Komisionin Europian duke kërkuar veprime kundër shërbimit të piraterisë televizive BeoutQ. Transmetuesi pirat saudit doli në dritë në verë pas transmetimit të paligjshëm të Kupës së Botës. Por tani është shfaqur se programet e BBC dhe Sky, si Premier League, John Le Carré, Little Drummer Girl dhe Game of Thrones janë gjithashtu një objektiv. Shqetësimet e transmetuesve janë përshkruar në letrat dërguar komisionerit të tregtisë Anna Malmström dhe duke bërë thirrje që BE-ja të bëjë një protestë zyrtare ndaj qeverisë saudite mbi BeoutQ. Në letër theksohen kërcënimet që u janë bërë transmetuesve dhe pronarëve të të drejtave nga një burim relativisht i ri, por me shpejtësi në rritje i piraterisë audiovizive, me emër BeoutQ”.

Source: Teknologji